Foto e artikullit

Fjalë Burri!

Angazhimi i Burrave dhe Djemve kundër Dhunës me bazë Gjinore në Shqipëri”

Një projekt që solli ndërthurje të metodologjive studimore bashkohore (action research) me ato të ICT dhe analizave të mediave sociale ishte studimi dhe fushata “Fjalë Burri!” e cila u vlerësua dhe u financua në 2012-2013 nga UNDP & UN Ëomen. Studimi solli gjetje mjaft interesante për politikbërjen, shoqërinë civile, rolin e medias dhe në veçanti për iniciativat për angazhimin e djemve dhe burrave në nivel komunitar për uljen e nivelit të dhunës ndaj grave.

Ky projekt u konceptua si një studim mbi qëndrimet shoqërore mbi të cilat duhet të bazohet drejtimi që duhet të marrin ndërhyrjet kundër dhunës me bazë gjinore në të ardhmen ku do të përfshihen burrat dhe djemtë në Shqipëri. Qëllimi kryesor ishte angazhimi i burrave dhe djemve në këto çështje, gjetja e rrugëve për t’i dhënë shtysë angazhimit të tyre në parandalimin e dhunës kundër grave dhe nxitjen e barazisë gjinore. në themel të këtij qëllimi të projektit ishte koncepti i ndikimit të grupimeve shoqërore të vogla, por të përkushtuara që të sjellin ndryshime shoqërore. Punëtoritë edukative mbi çështjet gjinore përfshinë kryesisht burra dhe djem. Metodologjia u bazua në hulumtimin me pjesëmarrje.

Projekti ka vlerë si hulumtim edukues dhe informativ për të gjitha studimet dhe ndërhyrjet që do të ndërmerren në të ardhmen. Rekomandimet, rezultat i këtij projekti, përfshinë ndërtimin e një teorie ndryshimi me angazhimin e burrave, kryerjen e studimeve kombëtare për këtë, koordinimin e fushatave informuese ku vihet theksi tek mesazhet kundër dhunës me bazë gjinore po aq sa edhe kundër dhunës në tërësi, mbështetjen dhe ngritjen e rrjeteve me pjesëmarrje lokale, me lidership nga individë aktivë në jetën publike në komunitet si dhe zgjerimin e horizontit të tyre, për të promovuar pjesëmarrjen e burrave në këtë fushë.