Foto e artikullit

New Born Memory, projekt i programit Erasmus+ mbi memorien kolektive në Shqipëri.

New Born Memory – është titulli i projektit mbi memorien kolektive, financuar nga programi Erasmus+ dhe zbatuar nga Qendra URA në bashkëpunimin e të rinjve nga mosha 18 - 35 vjeç të organizatave të shoqërisë civile nga 7 vende partnere nga vende të Bashkimit Evropian dhe të Rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Organizatat pjesëmarrëse në projekt janë: Udruga Mladih Agape (Bosnja dhe Herzegovina), Active Youth Team (Bullgaria), Eurocircle Marseille (Franca), Euronet (Italia), Stowarzyszenie Inicjatyw Mlodziezowych, SIM (Polonia), Asociacion Cultural Mar Violeta (Spanja) dhe  Asociatia Tinerilor Activi Civic, ATAC (Rumania).

Të rinjtë u takuan në Shkodër nga data 23 Maj deri më datë 30 Maj 2016, ku morën pjesë në Seminarin e projektit, me anë të cilit patën mundësinë të njohen me historitë e kaluara nga vendet e tyre gjatë shekullit të kaluar si dhe shkembyen ide dhe opinione në atë cka këto histori kanë të ngjashme në shoqrinë tonë sot dhe rëndësinë per të ruajtur e diskutuar mbi memorien kolektive.

Gjithashtu, të rinjte vizituan atraksionet historike të Qytetit të Shkodrës ku mund te përmendim Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës, Muzeun historik të Oso Kukës, Muzeun e Fotogafise Marubi, Katedralen Katolike, Kalanë e Rozafës apo vizitën e bunkerit anti-atomik te elitës së regjimit komunist në Tiranë, BUNK'Art.

Pjesëmarrësit patën mundësinë gjithashtu të njihen nga afër me mundësitë e shumta që ofron programi Erasmus+ për të rinjtë gjatë trajnimit dhe si te shkruajnë e aplikojnë për thirrjet që ofron programi.

Të mrekulluar nga pozitiviteti dhe energjia e tyre, presim që këtë energji ta trasmetojnë te koleget në vendet e tyre në menyrë që të kalojmë nje tjetë aktivitet fantistik në Shator gjatë Youth Exchange.

Tiranë, Qershor 2016