Foto e artikullit

Rinia, Kujtesa Kolektive dhe Teatri Imersiv

Projekti 'Rinia, Kujtesa kolektive dhe Teatri Imersiv' lind në rrjedhën e produkteve dhe projekteve të Qendrës URA, për fuqizimin e të rinjve dhe lidhjes së rolit të tyre dhe konceptit të kujtesës kolektive. Ky prjekt synon të sjellë tek publiku i gjerë një mënyrë krejt inovative dhe eksperimentale të të trajtuarit të kujtesës kolektive. Në qendër të këtij projekti qëndron ndërthurja e elementëve primarë të rëndësisë së kujtesës kolektive shqiptare në lidhje me të kaluarën, regjimin komunist, si riprodhimi i disa pjesëve të realitetit të diktaurës dhe sjellja e saj përmes disa arketipeve të asaj periudhe. Në qendër të idesë qëndron denoncimi i tmerreve që populli shqiptar u detyrua të jetojë gjatë pothuajse gjysëm shekulli. Ideja e këtij projekti vjen si një prurje avangardiste dhe eksperimentale, pasi sybnon të ndërthurë elementë të kujtesës kolektive dhe teatrit imersiv, për të cuar publikun në një nivel përjetimi unik të asaj periudhe dhe të bëjë të mundur një ndërgjegjësim masiv të shoqërisë sonë, duke prekur shumë plane.

Qëllimi i këtij projekti është të arrijë të krijojë një atmosferë dhe një mjedis ku ndërgjegjësimi të vijë në disa plane dhe për disa grup mosha. Aktivitetet e parashikuara që do realizohen përmes këtij projektit shohin protagonistë artistë të rinj, aktorë të rinj, të cilët do të krijojnë disa arketipe të periudhës së komunizmit dhe “do i vendosin në skenë” në mjediset e Muzeut Bunk’Art 1, duke riprodhuar episode nga jeta e tyre apo roli i tyre në shoqërinë shqiptare të viteve të diktaturës komuniste.

Aktivitetet e planifikuara janë 6, do të jenë të organizuara në momente të ndryshme dhe do përfshinë një skaletë të paracaktuar dhe një material shpjegues të dedikuar për cdo vizitor apo spektator.

Aktivitetet do përfshinë vizitën në muze, gjatë të cilës do përjetohet eksperienca e teatrit imersiv, pasi aktorët do jenë të shpërndare në mjedise të ndryshme te muzeut. Mjediset ku do gjenden aktorët do kenë arredim dhe atmosferë të kohës së komunizmit. Më pas aktiviteti do vijojë në sallën e kuvendit me një dokumentar të shkurtër mbi historinë e bunkerizimit, kampeve të internimit dhe kampeve të punës. (10-15 minuta), i cili do ndiqet më pas nga një bashkëbisedim me një të ftuar mbi rëndësinë e kujtesës kolektive. Target grupi i synuar i këtyre aktiviteteve janë të rinjtë e shkollave të mesme dhe studentët.

Permes ketij projekti synohet te krijohet nje identikit i arketipave të periudhës së regjimit komunist. Rindërtimi i tyre në nivel konceptual, pamor dhe grafik dhe vënia në dispozicion të publikut të gjerë nëpërmjet aktiviteteve të parashikuara. Në dispozicion të pjesëmarrësve do vendoset edhe një libër përshtypjesh.

Qendra URA parashikon një pjesëmarrje të mire të organizatave rinore dhe atyre që trajtojnë kujtesën kolektive.

Gjatë aktiviteteve do jenë të ftuar edhe disa persona që do rrëfejnë historinë e tyre, duke ndarë me të pranishmit shumë elementë të një regjimi diktatorial që mund të kuptohen vetëm përmes eksperiencës së dëshmitarëve të asaj periudhe.

Qendra URA ju fton te merrni pjese ne keto aktivitete, te cilat parashikohen te startojne javen e pare te dhjetorit, prane BUNK'ART 1.

Ju mirepresim!