Foto e artikullit

Shkëmbim i të rinjve nga OJF Evropiane, projekt i programit Erasmus+ mbi memorien kolektive në Shqipëri.

New Born Memory – është titulli i projektit mbi memorien kolektive, financuar nga programi Erasmus+ dhe zbatuar nga Qendra URA në bashkëpunimin e të rinjve nga mosha 16 - 30 vjeç të organizatave të shoqërisë civile nga 7 vende partnere nga vende të Bashkimit Evropian dhe të Rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Organizatat pjesëmarrëse në projekt janë: Udruga Mladih Agape (Bosnja dhe Herzegovina), Active Youth Team (Bullgaria), Eurocircle Marseille (Franca), Euronet (Italia), Stowarzyszenie Inicjatyw Mlodziezowych, SIM (Polonia), Asociacion Cultural Mar Violeta (Spanja) dhe  Asociatia Tinerilor Activi Civic, ATAC (Rumania).

Ky takim, ishte vazhdimësia e programit të projektit që ndjek Seminarin e zhvilluar në Shkodër gjatë muajit Maj, nga i cili pjesëmarrësit e seminarit kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre me kolegët në vendet përktëse.

Të rinjtë qëndruan në qytetin e Vlorës nga data 12 Shtator deri më datë 19 Shtator, të cilët patën mundësinë të njihen me njeri - tjetrin dhe shkëmbejnë eksperienca dhe mendime të tyre mbi memorien kolektive të vendeve të tyre dhe konfrontimi me eksperiencën e Shqipërisë gjatë regjimit të diktaturës komuniste.

Vizita e spoteve me rëndësi historike në si Apollonia, Qafa e Llogarase, pjesë të Rivierës joniane, dhe atraksionet historike të qytetit të Vlorës ishte me vlerë për të rinjtë që të njiheshin dhe socializonin së bashku.

Gjithashtu, vizita në Tiranë e BUNK'Art, i shërbeu të rinjve të njihen nga afër me historinë e Shqipërise e të prekin nga afër disa nga keto realitete.

Gjithashtu, ata patën mundësi të trajnoheshin mbi eksperiencat e mira dhe mundësitë e shkembimit apo shkruajtjes së projekteve të Ersamus+ i cili mundëson ato të bashkëpunojne me njëri tjetrin.

Për më tepër, ju mundësojmë disa foto në faqen Facebook të Qendres URA :) ​

Tirane, Shtator 2016