Projekti “STOP ndotje”, kishte si qëllim primar stimulimin e qytetarëve që të bëjnë pjesën e tyre në ruajtjen e ambientit dhe njëkohësisht t’u vijë në ndihmë Bashkive nëpërmjet një një instrumenti monitorimi territorial, akoma më i nevojshëm me ndarjen e re territoriale dhe me zgjerimin e kompetencës territoriale.

U realizua një portal online ku dita ditës grumbullohen foto, të cilat dërgohen nga qytetarë me sinjalizimet përkatëse. Çdo bashkie, pas zgjedhjeve lokale do i bëhet e mundur të zgjedhë imazhet e territorit të saj dhe do të ketë mundësinë që të ndërhyjë menjëherë për të zgjidhur problemin e sinjalizuar.

U krijua ex novo një app për dizpozitivët celularë më të përdorur (Android dhe iOS) që i jep mundësinë menjëherë nëpërmjet aparateve celularë, qytetarëve e kryesisht të rinjëve, që të karikojnë fotot e mbetjeve sëbashku me gjeolokalizimin e tyre, të mundësuar nga vetë aparati celular. Kjo lejon që fotot të jenë të gjetshme edhe në bazë të ndarjeve të reja administrative sipas bashkisë përkatëse.

Nëpërmjet këtij projekti eshtë në fazë ndërtimi një database kombëtar me praninë e 61 bashkive të reja të Shqipërisë. Në këtë database do të arkivohen të gjitha sinjalizimet që qytetarët do të bëjnë për sa i përket pranisë se plehrave, pikëgrumbullimeve abuzive, mbetjeve industriale, mbetjeve mekanike, mbetje ndërtimore, etj. Qytetarët për të bërë sinjalizimet e tyre do të mund të përdorin telefonat celularë dhe APP-in e e sipërpërmendur.

Janë organizuar takime me shoqërinë civile dhe janë në plan për t’u organizuar takime specifike informuese me grupe të interesit, shkolla, universitete dhe me bashkitë për të shpjeguar funksionimin e mekanizmit dhe për të përhapur sa më shumë përdorimin e instrumentave online.  Shpesh ndodh, që në mënyrë sporadike, disa insititucione japin kontributin e tyre në momente të caktuara të vitit, por kjo nuk mjafton, ndaj për të arritur obiektiva gjithnjë e më ambiciozë, drejtimet në të cilat është punuar e do vazhdohet të punohet mund t’i përmbledhim në dy pika kryesore:

  1. Sensibilizimin e qytetarëve për ruajtjen e një ambienti të pastër, dhe evitimin e krijimit të pikave grumbulluese jashtë normave;
  2. Një mobilizim më efikas i pushtetit vendor, si entiteti publik që ka në mandatin e vet, pikërisht pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapsirave publike.