Qendra URA pjesë e Network-ut OTLAS

Një prej programeve më të rëndësishëm të ndërhyrjeve në një spektër të gjerë të Shoqërisë Civile Europiane është ERASMUS+. Shqipëria ka akses në disa pjesë të tij si aplikante dhe në tërësi në rolin e partnerit. Gjatë shqyrtimit të nën-programeve apo aksioneve, pjesë të tij, Qendra URA ka vendosur të ndërtojë një strategji në lidhje me mundësitë që ky program ofron dhe fokusimin tek aktivitetet kulturore e sociale, por edhe tek fuqizimi i të rinjve dhe shkëmbimi i praktikave të mira dhe qytetarisë aktive dhe gjithëpërfshirëse.

Në hapat e para të saj në këtë rrugëtim, Qendra URA është pjesë e OTLAS – Partner Finding nga SALTO Youth, një Network i brendshëm për të gjetur partnerë, me mbi 7361 organizata dhe grupe informale të regjistruara. I vlefshëm për projekte ndërkombëtare dhe për të gjitha thirrjet e Programit ERASMUS+.