Foto e artikullit

Projekt/Manual për pjesëmarrjen e publikut në vendimarrje

Kuvendi i Shqipërisë, nisur nga parimi se pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje është një element thelbësor për çdo sistem politik transparent, të përgjegjshëm dhe demokratik, hartoi dhe prezantoi një projekt/manual me qëllim nxitjen dhe sigurimin e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procesin legjislativ dhe mbikëqyrës të Kuvendit.

Duke shprehur falendërimin tonë për të gjithë ata, që kanë përcjellë mendimet dhe sugjerimet mbi përmirësime të mundshme në shërbim të funksionalitetit dhe efikasitetit të këtij projekt/manuali, ju informojmë se, faza tjetër drejt miratimit të tij, do të jetë zhvillimi i tryezave të konsultimit me grupet e ineresit, shoqatat e organizatat, të cilat janë objekt i projekt/manualit në fjalë.