Foto e artikullit

Creative Europe Media Desk Albania, sesion informimi

Creative Europe Media Desk Albania “Zyra ndihmëse e nën programit Media” e programi të BE –së “Evropa Krijuese 2014 – 2020” e cila në Shqipëri admnistrohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, njofton të gjithë të interesuarit se më datën 30 Korrik 2015, ora 10 : 00, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, në sallën “Tefta Tashko Koço”, kati i dytë, do të mbajë një sesion informimi në lidhje me thirrjen për propozime të sipërcituar. Për rrjedhojë, kjo zyrë fton të gjithe aplikantët e interesuar për këtë thirrje që të dërgojnë në adresën e poshtëshënuar:

- emrin e institucionit pjesëmarrës

- emrin dhe mbiemrin e personit që do të marrë pjesë në këtë sesion informimi si dhe

e-mail ose numër telefoni të tij.

Data përfundimtare e dërgimit të informacionit të mësipërm për të marrë pjesë në këtë seancë informimi është 26 korrik 2015.

Objektivat e kësaj thirrjeje për propozime :

- Mbështetja në nivel ndërkombëtar e marketimit, brandimit dhe shpërndarjes së produkteve audiovizive në të gjitha platformat shpërndarese - me përjashtim të kinemave.

- Promovimi i metodave të reja të shpërndarjes së produkteve audiovizive me qëllim që të nxisë lindjen e modeleve të reja të biznesit të shpërndarjes së produkteve audiovizive,

Kush mund të aplikojë :

Kompani private audiovizive (përfshi TV dhe platforma digjitale), organizata jo fitimprurëse, shoqata apo fondacione që kanë për objekt të tyre shpërndarjen e produkteve audiovizive, Njësi të qeverisjes vendore, Këshilla Bashkiakë etj..

Seanca e informimit do të drejtohet nga Z. Arben Papadhopulli, ekspert ndërkombëtar në projektet kulturore dhe audiovizive si dhe njëkohësisht Drejtues i Creative Europe Media Desk Albania.

Afati i fundit për paraqitjen e projekt-propozimeve është data 19 Shtator 2015, ndaj duke filluar që prej datës 30 Korrik 2015 (gjatë seancës së informimit) dhe deri në përgatitjen e plotë të propozimeve të aplikantëve, ekipi i Creative Europe Media Desk Albania, do të jetë në dispozicion të secilit aplikant në procesin e shkrimit të projekt propozimeve.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar janë të lutur të konsultojnë paraprakisht faqen zyrtare të EACEA ku ndodhet e shpallur kjo thirrje për propozime dhe të gjitha detajet e saj.

http://eacea.ec.europa.eu/creative-europe/funding/support-for-online-distribution-eacea-282015_en