Foto e artikullit

Gati projektligji për të drejtat e autorit

Ministria e Kulturës ka hartuar projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, i cili pritet të miratohet në parlamentin shqiptar. Ky ligj është hartuar në përputhje me Direktivat e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të BE-s.

Projektligji është hartuar pas konsultimeve me grupet e interesit, ekspertë të BE-së dhe vendosjes së masave të para në krijimin e një sistemi në mbrotje të drejtave të autorit. Ky ligj u parapërgatit duke organizuar tryeza diskutimesh dhe debati nga Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA), në kuadër të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura në RSH, me përfaqësuesit e agjencive të Administrimit Kolektiv të të drejtave të autorit dhe atyre të lidhura, që operojnë në Shqipëri; si dhe takime të shumta me përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të interesit/ përfaqësues të subjekteve përdorues të pronësisë artistike.

Në pritje të miratimit në parlamentin shqiptar mund të njiheni me këtë draft të projektligjit në faqen tonë zyrtare.

http://www.kultura.gov.al/al/baza-ligjore/projektligje