Foto e artikullit

Sesion informimi për nënprogramin Media/“Evropa Krijuese 2014–2020”

Sesion informimi për mënyrën e aplikimit në thirrjen për propozime “Shpërndarja online e filmit Evropian”, shpallur nga nën programi Media i programit të BE – së “Evropa Krijuese 2014 – 2020”

Për këdo të interesuar. Creative Europe Media Desk Albania “Zyra ndihmëse e nën programit Media” e programi të BE –së “Evropa Krijuese 2014 – 2020” e cila në Shqipëri administrohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, njofton të gjithë të interesuarit se më datën 30 Korrik 2015, ora 10 : 00, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, në sallën “Tefta Tashko Koço”, kati i dytë, do të mbajë një sesion informimi në lidhje me thirrjen për propozime të sipërcituar. Për rrjedhojë, kjo zyrë fton të gjithe aplikantët e interesuar për këtë thirrje që të dërgojnë në adresën e poshtëshënuar:

- emrin e institucionit pjesëmarrës

- emrin dhe mbiemrin e personit që do të marrë pjesë në këtë sesion informimi si dhe

e-mail ose numër telefoni të tij.

Data përfundimtare e dërgimit të informacionit të mësipërm për të marrë pjesë në këtë seancë informimi është 26 korrik 2015.