MISIONI DHE VIZIONI

Misioni

Qendra URA, ka si mision të promovojë integrimin e shoqërisë shqiptare në familjen e madhe europiane dhe zhvillimin e saj nëpërmjet fushatave të sensibilizimit, realizimit të projekteve dhe angazhimit masiv të të rinjve, ngritjes së një sinergjie dhe një kanali komunikimi ndërmjet institucioneve, botës akademike dhe sektorit privat. Synohet gjithashtu që nëpërmjet përforcimit të memories kolektive dhe krijimtarisë artistike të promovohen vlerat historike, letrare e folklorike të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Vizioni

Në vizionin e saj Qendra URA e sheh Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare të integruar në familjen europiane, një shtet funksional i të drejtës dhe gjithëpërfshirës. I realizuar nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social, respektimit të të drejtave të njeriut dhe rritjes së pjesëmarrjes aktive të shoqërisë në vendimmarrje. Një shoqëri shqiptare ku në bazë qëndron roli i individit, një mentalitet i hapur dhe nje qasje ndaj problemeve shoqërore me anë të pjesëmarrjes së qytetarëve dhe nëpërmjet projektimit kolektiv me në qendër mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme me ekonomi të qëndrueshme duke respektuar mjedisin dhe eko-sisteërësi, elementë të pandashëm të një modeli të prekshëm mirëqenieje sociale.