Paslufta: Shpresa dhe Zhgënjime

Dhoma 09: Rrjedhojat e Luftës dhe marrëveshja e paqes

Rezistenca kundër pushtuesve përfshiu një pjesë të mirë të shqiptarëve dhe, si e tillë, ishte një ngjarje e rëndësishme e historisë së tyre. Pushtimi italian dhe ai gjerman patën pasoja të rënda për popullsinë shqiptare.

Sa i takon dëmeve njerëzore, gjatë pesë vjetëve të Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar pësoi humbje të mëdha si në popullsinë civile, edhe në atë të angazhuar në rezistencën kundër pushtuesit. Një numër i madh shqiptarësh vuajtën dënime në burgjet dhe kampet e internimit të pushtuesve italianë dhe gjermanë.

Pushtimi italian dhe gjerman i solli Shqipërisë dëme të konsiderueshme materiale: qytete e fshatra të djegura e të bombarduara, ura e rrugë të shkatërruara, ekonomi të paralizuar, Bankën Kombëtare pa rezervë ari etj. Ky pushtim dëmtoi edhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve. Qeveria shqiptare e pas-Luftës, akuzoi, veçanërisht pushtuesit italianë, se kishin marrë një numër të konsiderueshëm objektesh arkeologjike dhe etnograke.

Dhoma 10: Rindërtimi politik, juridik dhe ekonomik i Shqipërisë

Drejtuesit komunistĂ« pĂ«rfituan nga rezistenca dhe sakrificat e shqiptarĂ«ve gjatĂ« viteve tĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore dhe u kapĂ«n fort pas legjitimitetit qĂ« i dha kjo rezistencĂ« pushtetit tĂ« tyre. Detyra mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ta ishte tĂ« rivendosnin sovranitetin e shtetit tĂ« shprishur pĂ«r shkak tĂ« pushtimit italian dhe gjerman. Konferenca e JaltĂ«s detyronte autoritetet qeverisĂ«se, tĂ« dala nga lufta, pĂ«r tĂ« legjitimuar pushtetin e tyre me anĂ« tĂ« zgjedhjeve tĂ« lira dhe demokratike. Ky ishte edhe premtimi qĂ« Enver Hoxha, nĂ« cilĂ«sinĂ« e kryeministrit, u kishte bĂ«rĂ« shqiptarĂ«ve menjĂ«herĂ« pas mbledhjes sĂ« KANÇ-it nĂ« Berat.

Më 2 dhjetor 1945 u mbajtën zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, e cila do të vendoste mbi formën e regjimit në Shqipëri. Në këto zgjedhje morën pjesë vetëm kandidatë të Frontit Demokratik dhe nuk pati parti apo individë në opozitë me të. Fronti Demokratik i fitoi këto zgjedhje me një rezultat të thellë. Më 10 janar 1946 u mblodh Asambleja Kushtetuese, e dalë nga këto zgjedhje, dhe një ditë më pas, me unanimitet ajo shpalli Shqipërinë Republikë Popullore.